Komisioni i Disiplinës/ Shpëton Superiorja, varg pezullimesh për kategoritë me të ulta

Komisioni i Disiplinës ka zbardhur vendimet sa i përket ndeshjeve të javës që lamë pas. Superiorja ka shpëuar këtë herë dhe nuk e gjen veten në listën e dënimeve. Ndërkohë në kategoritë më të ulta ka një varg pezullimesh. Skuadrat e Albpetrolit, Burrelit dhe Vorës janë më të prekurat. Plot 2 lojtarë janë pezulluar me 6 ndeshje nga aktiviteti sportiv në radhët e Albpetrolit për shkak të sjelljes së gabuar ndaj arbitrit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

1. Zyrtari i KF Burreli, Bajram Ballabani, për protestë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 55/2 të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

2. Zyrtari i KF Burreli, Klevis Gjoka, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

3. Zyrtari i KF Oriku, Albert Haxhiaj, për protestë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 55/2 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

4. Lojtari i KF Vora, Klajdi Toli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

5. Zyrtari i KF Vora, Klevis Hoti, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

6. Lojtari i KF Maliqi, Daniel Lamellari, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

7. Lojtari i SHS Albpetrol, Florjan Çrraga për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

8. Lojtari i SHS Albpetrol, Marjus Muhametaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

9. Lojtari i SHS Albpetrol, Redjan Hatia, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

10. Zyrtari i FK Apolonia U15, Sokol Argjendari, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

11. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të FC Gramozi, Ilir Qirjako si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

12. Rrëzimin e kërkesës së Vllaznia B, lidhur me lojtarin Rigers Sekja si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

13. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen finale të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 midis KF Shkodra dhe Football Republic.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online