Kombëtarja U-17 nis të hënën grumbullimin e parë për vitin 2022

Pas seleksionimit të zhvilluar nga Kombëtarja U-15 disa ditë më parë, edhe Shqipëria U-17 do të zbresë në fushë për të zhvilluar një grumbullim tre ditor me lojtarë të vitlindjes 2006. E veçanta e këtij grumbullimi është se nën urdhrat e trajnerit Bulku do të jenë 21 lojtarë të cilët aktivizohen jashtë vendit dhe janë pjesë e klubeve të huaja.  Elementët e përzgjedhur për këtë grumbullimin janë ndjekur me shumë kujdes nga stafi teknik, specialistët e ekipeve kombëtare dhe skautët e FSHF-së jashtë vendit. Grumbullimi do të nisë nga e hëna në kompleksin Dyrrah në Durrës dhe do të zgjasë tre ditë, ku lojtarët e ftuar do të kenë mundësinë të tregojnë cilësitë e tyre përpara stafit teknik dhe trajnerit Bulku si dhe do të zhvillojnë disa seanca stërvitore përgjatë këtyre ditëve.

Në ditën e fundit të grumbullimit është planifikuar të zhvillohet edhe një ndeshje mes lojtarëve të Kombëtares U-17 që aktivizohen dhe luajnë në Shqipëri dhe lojtarëve që janë pjesë e kampionateve të huaja . Ndeshja do të zhvillohet më datë 20 janar në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, duke nisur nga ora 11:00. Kombëtarja U-17 ka planifikuar të zhvillojë disa grumbullime përgjatë këtij viti të ri, me lojtarë që luajnë në Shqipëri dhe në kampionatet e huaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online