Java e 16 e “Abissnet Superiores“ vijon me 2 sfidat e së dielës, Partizani ka shansin të tregojë sa ia vlejtën ndryshimet

“Abissnet Superiore“ është kthyer përsëri pas pushimeve dimërore. Java e 16 e kampionatit nisi ditën e djeshme, ndërsa sot vijon me dy sfida të tjera që do të luhen paralelisht në orën 13:45. Teuta kampione e nis vitin me një kundërshtar të lehtë në letër, ku do të ketë mundësinë të ngjisë pozitat e saj në tabelë. Kjo e dielë i vendos përballë Kastriotin e vendit të fundit, që këtë merkato pësuar ndryshime mjaft të mëdha.

Ndërkohë në Rrogozhinë do të luhet një tjetër duel, ai mes Egnatias dhe Partizanit. Rrogozhinasit nuk janë të kënaqur me rezultatet e grumbulluara deri më tani dhe kërkojnë kthesën nga trajneri Ramadani. Por e njëjta situatë vlen edhe për Partizanin. Të kuqtë kanë qenë mjaft aktiv në merkato dhe kërkojnë ta nisin vitin me një tjetër fytyrë.

Në stolin e kryeqytetasve tashmë nuk do të qendrojë më i ulur Ilir Daja, por vendin e tij do ta zërë një emër i ri si Mehmeti. Kallaku dhe Skuka janë dy nga afrimet e mëdha të të kuqve, ndërsa Musta është larguar, e rrugën e tij pritet ta ndjekin edhe Kardoso me Gligorov. Mbetet për tu parë se çfarë ndikimi do të kenë ndryshimet e bëra dhe me Egnatian do të jetë prova e parë se sa ia vlejtën./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online