Drejtuesit e Manchester United e kanë gati emrin, do të marrin trajnerin e Interit për të hequr Ragnick

Trajneri i Manchester United, Ralf Ragnick nuk pritet të jetë trajner i kësaj skuadre pas përfundimit të sezonit të verës. Gjermani nuk po arrin të ngjisë klubin e tij në Top-4 dhe kjo i  ka acaruar shumë drejtuesit e “djajve të kuq”. Drejtorët sportiv të Manchester United duket se e kanë gati emrin e zëvendësuesin e Ralf Ragnick. Kandidati kryesor është trajneri aktual i Interit, Simone Inzaghi.

Italiani po kalon një aventurë fantastike tek zikaltërit, duke fituar Superkupën e Italisë dhe ndryshe nga trajnerët përpara tij, arriti të kualifikojë skuadrën në fazën me eleminim të Uefa Champions League. Gjërat duket se janë mjaft serioze, pasi mediat italiane deklarojnë që tashmë 45 vjeçari ka filluar një kurs anglishteje, në mënyrë që të jetë gati për sezonin e ardhshëm në Premier League. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online