Mourinho nxjerr nga “burgimi” Marash Kumbullën, katër lojtarët e tjerë nuk i fal ende dhe mbeten në tribunë

Jose Mourinho vendosi që të dërgonte në tribunë pesë futbollistët e Romës për ndeshjen e fundit kundër Napolit. Trajneri portugez u shpreh se nuk mund t’i falte gabimet e tyre në humbjen ndaj Bodo Glimt, me shifrat 6-1, pasi do të mbetet si shenjë në historinë e tij. Gjithashtu portugezi nuk ngurroi që t’i cilësonte këta futbollistë të një niveli të dobët dhe që nuk meritojnë të luajnë as në Serinë B.

Ndërkohë para ndeshjes së ardhme kundër Cagliarit, Mourinho ka marrë vendimin e tij sipas “Retesport”. Vetëm një futbollist i falur dhe katër të tjerë do të vazhdojnë ende në tribunë, së bashku me vetë trajnerin, pasi u ndëshkua me kartonin e kuq ndaj Napolit.

Kështu media italiane raporton se Marash Kumbulla është i vetmi lojtar që do të rikthehet në grumbullim me skuadrën dhe do të gjenden në stol për Cagliarin. Ndërkohë Reynolds, Diaëara, Villar dhe Mayoral qendrojnë ende në tribunë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online