Kombëtarja politizohet, edhe Hysaj në fushatë

Politika dhe sporti tashmë duket se nuk janë më dhe aq larg njëra tjetrës. Vetëm para pak orësh sulmuesi Armando Sadiku, deklaroi mbështetjen e tij ndaj Partisë Socialiste, duke u bërë pjesë e fushatës elektorale. Nga Elbasani në Shkodër, një tjetër futbollist i bashkohet kryeministrit Rama në fushatë. Elseid Hysaj, përmes një video të shkurtër bën me dije së bindja e tij politike është e njëjtë me atë të Sadikut.

“Përshëndetje, unë jam Elseid Hysaj, lojtar i Kombëtares Shqiptare. Në datën 25 qershor unë do të votoj për Edi Ramën, Ditmir Bushatin dhe Luan Harushën. Për Shqipërinë që duam dhe Shkodrën që duam”, përfundon mbrojtësi kuqezi, që aktivizohet dhe në radhët e Napolit.

E pranueshme ose jo, Kombëtarja është bërë pjesë e fushatës elektorale e cila për momentin është prioriteti i shumëkujt në Shqipëri, përfshirë këtu dhe personazheve të sportit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online