“Kombëtarja? Më duket si dita e parë”, Lenjani kërkon Botërorin: Kemi shanse të mira, të shkruajmë historinë

Ermir Lenjani ka qenë i ftuar në një lidhje të drejtëpërdrejtë në emisionin “Dueli Sportiv” në “RTV Dukagjini”, ku sigurisht që një temë diskutimi ka qenë Kombëtarja shqiptare. Mbrojtësi kuqezi sheh përpara në duelet me Hungarinë dhe Poloninë dhe duket besimplot se vendi i dytë në grup është i arritshëm. Megjithëse prej 8 vitesh pjesë e Kombëtares, Lenjani tregon se edhe sot e kësaj dite ndihet si të jetë për herë të parë në grumbullim.

“Mendoj që me Andorrën dhe San Marinon kanë qenë dy fitore të obliguara për të marrë 6 pikë. Anglia normalisht ka qenë më e vështirë, sepse i ka lojtarët indiviualisht me kualitete shumë  të mëdha që luajnë më ekipe të mëdha. Por tani duhet të shikojmë Hungarinë dhe Poloninë. Të marrim sa më shumë pikë për të arritur qëllimin për tu kualifikuar në Botëror. Kemi shanse shumë të mira. Me Poloninë dhe Hungarinë janë vendimtare për të marrë pikë dhe për të luftuar për vendin e dytë.

Jam që prej 8 viteve në Kombëtare. Sa herë grumbullohemi më duket si dita e parë. Jam shumë i lumtur, jam shumë krenar. Tani mendoj që kemi më shumë kualitete se sa kemi pasur. Janë shumë lojtarë të mirë që luajnë me ekipe të mira dhe të mëdha. Kemi shanse të mira siç kemi bërë në Europian, të shkruajmë histori. Goli më i veçantë mendoj ai kundër Danimarkës. Ishte një lojë vendimtare në shtëpi dhe ajo me të gjithë tifozët në stadium ka qenë diçka shumë emocionuese për mua.

Kosova ka për të  pasur shumë suksese në të ardhmen, sepse ka shumë lojtarë të rinj. Lojtarë të rinj që luajnë me ekipe shumë të forta në Europë. Duhet të ketë pak durim dhe jam i bindur se do të jetë shumë e suksesshme.”, ka thënë Ermir Lenjani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online