“Sherri” midis shoqatës së lojtarëve dhe drejtuesve të federatës daneze, solli një bojkot nga ana e lojtarëve. Por, njëri prej yjeve të formacionit nordik nuk ishte treguar dhe aq i vëmendshëm.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Selta Vigos, Pione Sisto. 23-vjeçari në mënyrë të pabesueshme nuk kishte dëgjuar fare për çështjen më të nxehtë të momentit në Danimarkë dhe ishte akoma me axhendën e vjetër dhe situata për të u bë qartë kur ai zbriti në aeroportin e Vienës, që ishte dhe vendtakimi i planifikuar para se të ndodhte konflikti midis shoqatës dhe federatës.
Në një prononcim për medien daneze “TV3”, Sisto shpjegoi se si ishte ngatërruar: Unë jetoj në Spanjë prej dy vitesh dhe nuk shikoj më lajme mbi çfarë ndodh në Danimarkë, gjatë ditëve të fundit kam marrë shumë mesazhe dhe kisha harruar t’i shikoja të gjitha, një prej tyre do të ketë qenë i shoqatës së lojtarëve.