Koliçi shkoi në Vlorë, Gvozdenoviç merr në Arabi “ish”-in e Kukësit për portën

E mbani mend ish-portierin Dimitri Stazhila? Nëse jo, po ua kujtojmë që ka qenë pjesë e Kukësit. Shtatlarti, tashmë 27-vjeçar, është prezantuar në Arabinë Saudite. Ai do të jetë pjesë e Al Mojzel, ekip që drejtohet nga Ivan Gvozdenoviç.

Serbi kërkonte një portier dhe drejtuesit tentuan Enea Koliçin. Pogradecari vendosi të qëndronte në Shqipëri dhe kështu tentativat për të gjetur njeriun që do të mbronte katërkëndëshin kanë përfunduar, pasi Dimitri Stazhila, që njihet nga Gvozdenoviç ka pranuar ofertën për të luajtur me Al Mojzel në kategorinë e dytë në Arabi.

Vitet e fundit ai është aktivizuar në Rusi, ndërkohë që transferimi i Stazhilës është mundësuar nga Star Sport Managment. Menaxheri Ilir Halili, së bashku me bashkëpunëtorin e tij Indri Caca, kanë pozuar së bashku me portierin pas zyrtarizimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *