Koliçi: Ndihem gati, edhe për Italinë

Enea Koliçi është njeriu i momentit te Kukësi, pas paraqitjes madhështore ndaj Sherifit të Tiraspolit, ndërkohë që edhe në Itali nuk ka kaluar pa rënë në sy ndeshja e portierit kampion. Tuttomercatoweb.com ka kontaktuar me Koliçin, duke i bërë një intervistë ku natyrisht preket merkatoja dhe mundësia e një transferimi në Itali.

-Nisemi nga ndeshja e djeshme. Pavarësisht nga humbja, ishte një ndër më të mirët në fushë. Sa mundësi kualifikimi keni?

-Faleminderit, isha në formë dhe kreva disa pritje të mira. Më vjen mirë që u përzgjodha njeriu i ndeshjes. Mendoj se ndeshja e kthimit do të jetë në favorin tonë, në shtëpi, përpara tifozerisë sonë, që do të na ndihmojë shumë dhe gjithçka mund të shkojë në rrugën e duhur.

-Këto vitet e fundit je rritur jashtëzakonisht. Ndihesh gati për një aventurë në Serinë A?

-Mendoj se po. Kam grumbulluar shumë eksperiencë në kampionatin grek, përveçse në Shqipëri, ku kam luajtur edhe me kombëtaret e moshave. Ndihem gati.

-Ç’mendim ke për kolegët e tu shqiptarë Strakosha e Berisha, të cilët luajnë në Itali? Mendon se mund të jesh rival i tyre për vendin në kombëtare?

-Ata janë portierë të shkëlqyer dhe, në ndryshim nga unë, kanë fatin të luajnë në një kampionat të fortë dhe kompetitiv si Seria A.

-A ke pasur kontakte me klube italiane? A do ishte i gatshëm të luaje edhe në Serinë B?

-Po, këto ditë ka pasur disa sondazhe, nga klube italiane dhe të huaj. Kampionati italian është një ëndërr për mua dhe, me ndihmën e prokuratorit tim Lulzim Haxhiaj, shpresoj t’ia dal mbanë të luaj aty. Jam në pritje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *