Koliçi: Largimin e kërkova unë, nuk ndjej keqardhje

Ena Koliçi i dha “lamtumirën” Kukësit pas plot 3 sezonesh. Edhe pse kontrata e pogradecarit përfundonte pas Europë, gjithçka është mbyllur që para aventurës europiane të Kukësit. “Gardiani” ka komentuar largimin nga Kukësi, ku ka theksuar se ishte një kërkesë e tij për t’u larguar. Po ashtu Koliçi shprehet se nuk ndjen keqardhje dhe se për të ardhmen do të vendosë pas pushimeve.

– Enea, lojtar i lirë, si ishte largimi nga Kukësi?

Po jam lojtar i lirë. Çdo gjë është bërë me mirëkuptim edhe këtu mbaron aventura ime me Kukësin.

– Rol vendimtar kishte lenia jashtë Europës, por sinjalet nga klubi janë dhënë prej fundit të sezonit të kaluar, por edhe në miqësoret gjatë fazës përgatitore.

– Jo nuk ka të bëjë kjo. Ishte vendimi im personal. Trajneri edhe presidenti e kanë respektuar këtë dëshirë edhe i falënderoj.

– A ka keqardhje për mënyrën e largimit, do të dëshiroje të kishte shkuar diçka ndryshe edhe pse kontrata përfundonte pas Evropës?

– Jo, aspak keqardhje. Siç e thash ishte dëshira ime vendimin im.

– Çfarë do rezervojë e ardhmja për Enean, ku do ta shohim sezonin tjetër në Shqipëri apo në ndonjë lige europiane?

– Nuk e kam vendosur ende ku do të vazhdoj. Tani do iki në Greqi të pushoj për disa ditë edhe pastaj me kujdes do vendos edhe për të ardhmen.

Flamurtari përflitet si alternative, a ka diçka konkrete?

– Jo asgjë konkrete. Nuk di gjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *