Stivi Frashëri ka firmosur për Kukësin dhe ka shtuar rivalitetin në portën e kampionëve, ndërsa nga Ohri i uron mirëseardhjen Enea Koliçi, i cili nëpërmjet Supersportit flet për sezonin e ri.
…
Është afruar Frashëri, që merr rolin e zëvendësit tënd.
Nuk e vendos unë kush është portier i parë, atë e di trajneri. E njoh Frashërin, është portier mjaft cilësor dhe është i mirëpritur te Kukësi.
Pas një vere me eliminimin e hidhur në Champions, erdhi rinovimi me Kukësin.
Gjithçka shkoi mbarë, ramë akord me klubin, të gjithë jemi të kënaqur. Rëndësi ka që gjithçka u zgjidh me mirëkuptim dhe tani duhet të punojmë sa më shumë për të arritur objektivat e klubit. Do të jem shumë i përqendruar te puna ime, ashtu si sezonin e fundit.
A ndihet ndryshimi nga Gjoka te Milinkoviç?
– Çdo trajner ka filozofinë e vet. Edhe Milinkoviç po mundohet të futë një filozofi të re në skuadër, ne po mundohemi ta zbatojmë dhe me sa kam kuptuar po funksionon, të shohim.
Portierët e së ardhmes?
– Ka shumë në kampionat. Portieri i Laçit, Selmani, por edhe Kastrati i Teutës, janë shumë premtues. Duhet të punojnë shumë fort, për t’u përmirësuar dhe për të pasur një të ardhme të sigurt.
Kujt i druheni më shumë në sezonin e ri?
Skënderbeu ka shkëlqyer në Europë, edhe Partizani është rival i rrezikshëm, por ne do të japim gjithçka për ta mbrojtur titullin. I kemi mundësitë, kemi një skuadër të fortë, ndaj nuk i druhemi asnjë rivali.