“Kokëforti” Panuçi: Nuk gabuam në përgatitje, por në mbrojtje

Trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi, ishte qartësisht i zhgënjyer dhe disi nervoz pas humbjes kundër Skocisë.

– Ndeshje e përgatitur keq, duke parë që Skocia dominoi?
– Nëse ju e mendoni kështu, respektoj mendimin e tuaj. Megjithatë, ne e kishim përgatitur mirë ndeshjen, patëm rastet tona, pësuam një gol të dhuruar në fillim të pjesës së dytë. Dhuruam edhe golin e dytë, por ata shënuan në çdo rast që patën, ne jo.

– Mos ndoshta do shërbente më shumë eksperienca e Bashës?
– Edhe të tjerët kanë eksperiencë. Skocia pati një ritëm më të lartë se ne. Ishim në lojë për një kohë të gjatë, por kemi limitet tona në aspektin mbrojtës. Të tjerët na shkelmojnë kur mbrohen, ne jemi shumë të butë.

– Provuam mbrojtje me 3 në ndeshjen me Kosovën, që nuk funksionoi. Pse u kthyem sërish aty?
– Vuajtëm shumë në pjesën e parë, ndaj mendova të kthehemi te mbrojtja me tre, që nuk është se nuk funksionoi. Mbrojtja me tre nuk bëri keq, por jemi tepër të dobët, tepër të mirë si mbrojtjes, ndërsa të tjerët të marrin me shkelma, bëjnë gjithçka për të të ndalur.

– A do ndryshonte gjë me Bashën në fushë?
– Nuk ndryshon asgjë një lojtar, ndryshon gjithçka qëndrimi, sjellja në fushë. Me i japim shumë hapësira kundërshtarit dhe bëjmë shumë gabime në 20 metrat e fundit. Lilajn e lavdëruat pa masë në miqësoren në Turqi, ndaj nuk më duket normale të veçojmë lojtarë.

– Thatë dje se vinit për fitore, por si mund të fitonim kur goditja e parë u regjistrua në minutën e 51-të?
– Kishim gotën gjysmën e mbushur. Krijuam raste dhe në pjesën e parë me Memushajn. Duhet që t;i luajmë të gjitha ndeshjet e grupit tonë. Ata na vunë në rrezik. Kemi limitet tona duke lënë hapësira si në raste që na shënuan.

– Sot nuk jeni shumë i qetë, por dukshëm i zhgënjyer. Dje ishit euforik..
– Natyrshëm nuk jam euforik, por i vetëdijshëm për pikat tona të dobëta. Duhet që t’i korrigjojmë gabimet tona. Nuk jam aspak euforik.

– Tani që i njihni kundërshtarët…
– Duhet të rregullojmë mbrojtjen, ku kemi probleme. Duhet të jemi më të ashpër në mbrojtje, në të kundërt do të jetë shumë e vështirë. Në mënyrë emergjente duhet që të korrigjojmë gabimet në mbrojtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online