Memushaj: Taktika? Pyesni Panuçin, zbatojmë detyrat e trajnerit

Kokëulur dhe i vetëdijshëm që Shqipëria mund të bënte më tepër. Ledian Memushaj ishte dukshëm i zhgënjyer, por nuk preferoi të diskutonte rreth zgjedhjeve taktike dhe skemës, duke kërkuar që për këto çështje të pyetet Panuçi, pasi lojtarët zbatojnë vetëm detyrat.

“E dinim që në fillim që do ishte një ndeshje e vështirë dhe gabuam totalisht në të dy golat, edhe pse goli i parë ishte pozicion jashtë loje. Nuk luajtëm mirë, edhe pse patëm raste për të shënuar dhe duhej t’i shfrytëzonim më mirë”.

“Mungesa e Bashës a na penalizoi? Nuk më pëlqen të flas për aspektin taktik dhe zgjedhjet që bën trajneri. Jemi 25 lojtarë, të gjithë mund të luajnë, nuk kemi Mesi apo Hazard, kemi të gjithë të njëjtin nivel”.

“Ndryshimet e taktikës? Për këto gjëra duhet të flasë trajneri, ne zbatojmë atë që na kërkon ai. Janë pyetje që i takojnë atij, nuk më pëlqen të flas për çështje taktike”.

“Bëmë një lojë ndryshe dhe nga ana taktike. Nuk është problemi të luash me 2 apo tre sulmues, por problemi i gjithë ekipit. Mund të luash mirë dhe pa sulmues. Kemi luajtur pak si të trembur në fillim”.

“Provuam të reagonin dhe duhet të shfrytëzonim rastet që kishim. Pas 2-0 ranë shpresat. Ishim pak të lodhur, pasi ishim luajtur me Izraelin para 3 ditësh, por nuk ishte ana fizike. Nuk është problemi i pozicionit, por i gjithë ekipit si e interpretoi ndeshjen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online