“Kokëforti” Antonio Kandreva, zikaltër edhe pa Champions!

Merkato në Itali është mbyllur dhe Inter nuk mund të afrojë lojtarë në ekip, por duke llogaritur që në Spanjë dhe Francë merkato vazhdon, atëherë zikaltrit mund të largojnë ndonjë nga të padëshiruarit.

Zhoao Mario nuk është në planet e Spaletit dhe po punohet për t’i gjetur një klub të ri. Situatë e ngjashme dhe për të riun Karamoh, por shanset e tij janë rritur për të qëndruar. Ndryshon puna kur flasim për Antonio Kandrevën.

31-vjeçari nuk bën pjesë në planet e stafit teknik dhe diçka e tillë u pa në ndeshjen hapëse me Sasuolon, ku të gjithë lojtarët ofensivë morën disa minuta, ndërsa ish-laciali jo. Monako insiston për ta afruar në ekip, por Kandreva as që do t’ia dijë. Ai dëshiron të qëndrojë në Milano dhe të luftojë për një vend titullari.

Inter merr pjesë në tri kompeticione dhe Kandreva është gati të presë momentin e tij. Ai është i bindur për diçka të tillë, sa që edhe nëse mund të mos jetë pjesë e listës së Championsit, siç citon “fcInternews”, anësori ofensiv përsëri këmbëngul që të mos largohet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *