Teuta është ekipi i vetëm i Superiores ku janë varur të gjitha shpresat për kualifikimin në fazën “Play-Off”. Ndeshja e parë ka përfunduar në shifrat 1-0 ku durrsakët kishin shkuar me qëllimin e vetëm për të dalë me barazim nga fusha e blertë. Thuajse për 90 minuta ekipi i Martinit ka pritur kundërshtarin në gjysmëfushë dhe për t’u vlerësuar është disiplina e madhe që u tregua dhe niveli i lartë i mbrojtjes. Por në Shqipëri duhet të flitet në tjetër gjuhë futbolli për të kaluar më tej.
Këtë herë është momenti që Taulant Seferi të tregojë eksperiencën e marrë nga futbolli në Zvicër dhe ndeshjet e kaluara me Kombëtaren, për të lënë gjurmë në Europë me Teutën, pasi ende nuk e ka bërë. Gjithashtu edhe regjia e Sherif Kallakut është mëse e domosdoshme për të rritur krijimtarinë një skuadre që është e dominuar nga muskujt. Padyshim që Teuta ka nevojë edhe për mbështetjen e tifozëve që të marrë më shumë stimuj në misionin e përmbysjes. /Sport Ekspres/