Klubi më i urryer në Turqi vëzhgon “yllin” e Partizanit

Në merkaton e verës të gjitha skuadrat do të tentojnë që të afrojnë ndonjë lojtar, i cili mund të bëjë diferencën nga skuadra, por normalisht që nuk do përjashtohet mundësia që të ketë dhe largime.  Jasir Asani është një prej futbollistëve që në “dritaren dimërore” me shumë mundësi do të jetë në vorvullën e transferimeve, pasi preferohet në Turqi. “SportEkspres.com”  mëson se në ndeshjen mes Tiranës dhe Partizanit, dy skaut të klubit të Bashakshehirit kanë qenë prezent në stadium për të ndjekur Asanin.

23-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 8 ndeshje me “të kuqtë”, duke shënuar dh 3 gola. Mesfushori ka bërë paraqitje mjaft të mira me skuadrën dhe normalisht që nuk kishte si të mos vihej re. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Asani u ka pëlqyer shumë dy të dërguarve nga Bashakshehir dhe nuk do të jetë çudi aspak që në ndeshjet e ardhshme të jenë sërish prezent në ndeshjet e Partizanit.

Në janar nuk do të ishte aspak çudi që në derën e presidentit Demi të mbërrinte ndonjë ofertë për shërbimet e mesfushorit, për të cilin edhe në të shkuarën ka pasur zëra që e lidhnin me Turqinë. Do të ishte një hap para për Asanin, që do të kishte mundësinë të provonte veten në një kampionat akoma dhe më të fortë, edhe pse duhet që të mbajë të njëjtin rendiment që ka treguar këtë fazë deri në janar, për të bindur turqit për të bërë një ofertë që do i bindë “demat” për ta lënë të lirë.

Partizani po i bën gjërat mirë këtë edicion, teksa ndodhet në vendin e parë pas 8 javës. Asnjë gol i pësuar në 7 javë dhe vetëm 1 humbje, e regjistruar në Korçë në takimin hapës të kampionatit, me një 11-metërsh që vendosi fatin e takimit në sekondat e fundit të ndeshjes. Trajneri Gega po bën një punë të mirë, me një skuadër të re dhe me elementë mjaft premtues, si Mala, Bardhi, Asani, të cilët po spikasin me paraqitjet e tyre.

Bashakshehiri edicionin e shkuar ishte pretendent për titull deri në javën e fundit të kampionatit, por në fund nuk arriti dot që të triumfonte edhe pse kishte shpenzuar jo pak. Në Turqi, skuadra e ish-sulmuesit Sokol Cikalleshi është një ndër më të urryerat, pasi konsiderohet si skuadra e kryeministrit dhe që ka mbështetje të fortë politike. Edhe këtë edicion skuadra nga Stambolli po i bën gjërat mirë dhe synimet janë madhore, pasi kur janë luajtur 8 javë ndodhe tvetëm 3 pikë larg Gallatasarait.

/JURGEN ZELA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *