Klubi i Serie A kthen vështrimin nga Emanuele Ndoj, do të gjejë shok skuadre lojtarin e Kombëtares

Emanuele Ndoj ka mundësinë të kthehet përsëri në Serie A, por këtë herë me shpresën se fati i keq me dëmtimet do e lërë të qetë për të shpalosur vlerat e tij. Mesfushori shqiptar ka zhvilluar një kampionat pozitiv në Serie B me Breshian, prandaj interesimet për të nuk mungojnë.

Palët nuk kanë gjetur ende akordin për të rinovuar kontratën dhe një mundësi e tillë po shfrytëzohet nga Salernitana. Ekipi italian është ngjitur për herë të parë në historinë e saj në elitë dhe ka hedhur vështrimin nga Ndoji për të përforcuar mesfushën e saj. Mbetet për tu parë se si do të shkojnë bisedimet, ndërsa kujtojmë se në radhët e Salernitanës mesfushori shqiptar do të gjente shok skuadre një tjetër lojtar të Kombëtares kuqezi, Frederik Veselin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online