Zyrtare/ Shtohet numri i lojtarëve shqiptarë në Ligue 1, klubi francez prezanton afrimin e ri në sulm

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës, Elbasan Rashani do të luajë nga sezoni i ardhshëm në Francë. Rashani është transferuar zyrtarisht ditën e sotme tek Clermont, e cila u ngjit në ligën elitare franceze, “Ligue 1”. Në këta kampionat futbollisti shqiptar gjen edhe tre lojtarë të tjerë të përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celinën, Berishën dhe Zenelin.

“Clermont Foot 63 regjistron ardhjen e një përforcimi të ri në sulm, futbollistin e krahut të majtë kosovar, Elbasan Rashani, për një kohëzgjatje prej dy sezonesh”, thuhet në njoftimin e klubit francez. Rashani luan si sulmues, teksa mbulon të gjitha pozicionet e repartit të sulmit. Kjo ishte dhe arsyeja përse Clermont besoi në aftësitë e tij./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online