Ktheu talljet në respekt/ Muriqi fiton “duelin” me tifozët, i fiton dashurinë me goditjen në trekëndësh

Lacio vijon të zhvillojë sezonin parapërgatitor nën urdhërat e Sarrit. Trajneri italian po punon me grupin për të futur idetë e tij në mendjet e tyre. Të pranishëm në seancën e sotme stërvitore kanë qenë edhe një numër tifozësh, të cilët nuk i kanë kursyer kritikat për Muriqin me mundësinë e parë që iu është dhënë.

Sulmuesi shqiptar del huq të shtyjë topin në rrjetën e portës së boshatisur dhe kaq mjafton që reagimi ironik të mbërrijë nga tribunar. Por kjo nuk e ndali “piratin“ dardan, përkundrazi, e motivoi më tepër. Në vetëm pak minuta Muriqi e kthen talljen në respekt. Lojtarët nisin të praktikojnë goditjet në portë dhe pikërisht në këtë moment sulmuesi i Kosovës shkarkon të majtën e tij duke e ndalur topin në trekëndësh.

Një godtje e tillë ka bërë që tifozët që në fillim të seancës stërvitore e tallën të ndryshonin tërësisht mendim. Të gjitha gjuajtjet e tjera paraprihen më pas nga reagimet pozitive të tifozëve, që në fund e shoqërojnë Muriqin drejt dhomës së zhveshjes me përshëndetje të përzemërta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online