Klubet nxitojnë për miqësore, Tirana zbret në fushë

Dhuna e ushtruar në Kamzë ndaj arbitrit Eldorian Hamiti ka detyruar Shoqatën e Arbitrave që të shpallin bojkotin. Nuk dihet akoma se sa do të zgjasë ky vendim, por drejtuesit e arbitrave janë të qartë në fjalët e tyre: “Nuk kthehemi në fushë pa qenë policia të na mbrojë nëpër stadiume!”

FSHF shpalli me anë të një njoftimi në faqen e saj se nuk do të ketë ndeshje në fundjavë, ndërsa ekipet kanë nisur të programojnë ndonjë miqësore. Tirana ka qenë klubi i parë që ka lëvizur në këtë drejtim.

Bardheblutë e Memës do të zbresin në fushë ditën e premte. Ekipin i Korabit është i përzgjedhuri për miqësoren. Përballja do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi” duke nisur nga ora 14:00. Lajmi është konfirmuar nga faqja e klubit dibran në rrjetet sociale, ndërsa hyrja e tifozëve do të jetë e lirë për këtë ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *