“Klube që duan Tiranën të thyejë kokën”, rrëfimi i Halilit: Andi Lila, na mbron FSHF! Nëse do ndërhyja te trajneri fusja djalin tim

Nga Klaudio Ndreca

Pavarësisht se Tirana ndodhet në vendin e parë dhe mund t’i interesojë mbyllja e kampionatit në tavolinë, presidenti Refik Halili dhe zyrtarë të klubit po kërkojnë vetëm rifillimin e Superiores. Këtë herë kreu i bardhebluve është rrëfyer për “Fax Sport”, atje ku ka prekur shumë tema të tjera veçse ndikimit të Koronavirusit. Për ta nisur që nga lincencimi, ku garanton se pavarësisht se disa klube dhe njerëz urojnë që Tirana “të thyejë kokën”, nuk ka për të ndodhur një gjë e tillë. Për të vazhduar më tej edhe duke reaguar për Andi Lilën, duke thënë se mbrojtja e vetme për të është FSHF.

“Futbollistët tanë ndodhen të gjithë në Shqipëri, edhe ata që janë të huaj. Të gjithë dëshirojmë që të kthehet kampionati dhe të vazhdohet si më parë. Të gjithë kanë humbje, po Tirana i ka më të mëdha pasi kemi tifozë të flaktë dhe nuk i kemi në stadium tani.

Kemi bërë një takim me djemtë duke ndjenjur dhe me distancë. Unë jam shumë optimist nga natyra dhe jo se nuk e kam frikë sëmundjen, por nuk ka se çfarë i gjen çunave të rinjë. Edhe unë jetoj në Shqipëri, i takoj presidentët e tjerë dhe e di se çfarë bëhet. Por nuk do të prekim rrogat tona për shkakun e rezultateve të mira që kemi marrë deri tani.

Shehi tha se Kukësi është vetëm 6 pikë larg Tiranës, duke mos e quajtur fare ndeshjen direkte. “I uroj shumë suksese Shehit në këtë punë të re, por ne flasim në fushë. Unë për vete jam i sigurt se ne e arrijmë objektivin e titullit pa problem fare, si nëse luhet në fushë dhe nëse mbyllet.

Çunave tanë nuk i gjen gjë nga virusi se janë djemë të rinjë, pandemia na kap ne të vjetërve, por gjithsesi do të jenë të kujdesshëm.

Licencimi? Ka njerëz dhe ka klube që thonë që ishalla Halili me Tiranën po thyejnë kokën. Megjithatë ne kemi përmbushur të gjithë kriteret e UEFA-s dhe FSHF-së. Kemi kohë që punonim për këtë arsye dhe kemi shpenzuar shifra të konsiderueshme. Plotësuam edhe kushtin financiar dhe shikoni derdhjen e pagesave në bankë.

Për Andi Lilën kam shumë respekt si futbollist dhe ndoshta e ka marrë me shumë qejf Sindikatën. Fatmirësisht që kanë krijuar Sindikatën për mbrojtjen e futbollistëve, por ne na mbron Federata. Ajo ka kërkuar që të bëhet një ligj për sportin. Unë kam 15 vite që investoj këtu dhe duhet bërë. Andi Lila ka hallin e futbollistëve, të pagave, por nuk ka hallin tonë. Ne jemi të detyruar që të shohim shtëpinë tonë që është FSHF.

Trajnerët te mua kanë bërë qejf gjithmonë. Mund të jem i vetmi presidenti që nuk ndërhyjë asnjëherë. I gjithë opinioni i famshëm është krijuar sepse nuk më duan dhe mundohen të më nxijnë. Nëse do isha që do të ndërhyja atëherë do i thoja Egbos: “Fute djalin tim”. Por nuk ka ndodhur një gjë e tillë, madje Grenti është penalizuar nga një gjë e tillë.

Momenti më i keq? Dihet, derisa të shkojë në varr nuk do ta harroj kur ramë nga Kategoria. Ndërsa gëzimi më i madh i përket kësaj kohe, fitoret radhazi ndaj Kukësit dhe Partizani”, tha Halili. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online