“Fusnin lojtar me mik dhe ranë nga kategoria”, Enriko Papa tregon aventurën me Tiranën: Nuk më paguan 1 vit, më kërkon Kievo

Enriko Papa prej 2 vitesh aktivizohet në radhët e Botoshanit në Rumani, ndërsa në karrierën e tij ka provuar të veshë shumë fanella ekipesh shqiptare. Lojtari nga Kuçova e ka nisur nga Ligat më të ulëta të futbollit tonë e ka përfunduar edhe te një prej ekipeve me më tepër histori në Superiore, Tirana. Por eksperienca aty nuk ka shkuar ashtu siç duhej dhe për këtë gjë Papa i hedh fajin faktit se te bardheblutë duhej ‘mik‘ për të zënë vend në fushë. Në një intervistë për “Superliga Shqiptare 81“, futbollisti shqiptar rrëfen se ka kaluar një vit pa u paguar te klubi i Tiranës.

Madje tregon se në Shqipëri ndërhyjnë në futboll pesona që nuk kanë ide mbi këtë sport. Sa i përket të ardhmes Papa zbulon se ekipi rumun i ka ofruar rinovimin dhe shiritin e kapitenit, duke treguar besim te ai, ndërsa në interes dhe ofertë për të ka nga Kievo dhe Dinamo e Bukureshtit. Në fund bën me dije se do e dëshironte një ftesë nga Kombëtarja, megjithëse ende nuk ka pasur kontakte në lidhje me këtë çështje.

“Ky transferim ka qenë diçka që unë kërkoja me kohë ,të dilja jashtë dhe të shikoja vlerat e mia sepse të themi të vërtetën futbollin e kam nisur që në moshë të re. Me shumë perspektivë kam qenë tek moshat e Olimpiakosit edhe Panioniosit në Greqi, ku ndodhesha me familjen.Në moshën 16 vjeçare kam humbur mamanë nga një sëmundje e keqe .Kjo më detyroi që ta lija futbollin për një kohë 2 vjeçare. Në moshën 18 vjeçare jam kthyer në Shqipëri ku iu nënshtrova një prove tek ekipi i Apollonisë.Aty ishte pikënisja e karrierës sime profesioniste. Besoj se kam bërë një paraqitje të mirë për rreth 2.5 vite që qëndrova atje dhe një nga arsyet që kam pasur shumë oferta .

Vitin e fundit të kontratës disa persona që drejtonin ekipin e Fierit, për arsye personale nuk me lejuan që të lëvizja nga ekipi. Përpos kësaj ,në momentin që është mbyllur merkatoja më lanë të lirë dhe isha i detyruar të lëvizja vetëm në ‘Katigorinë e Parë’. Çdo gjë që kisha ndërtuar ,duhej ta rifilloja nga fillimi .Ka qenë një vit në këtë kategori ku nuk isha aty ku duhej. Kur shkova tek Bylis i cili ndodhej në Superligë, në 16 ndeshje shënova 2 gola, gjithashtu edhe disa asiste. U transferova tek Tirana,ku besoj se vajta në kohën më të keqe pasi kam qëndruar një vit pa u paguar ….

Në të njëjtën kohë kam bërë edhe një operacion ku më la 3 muaj jashtë fushave. Rol kryesor ka luajtur edhe ‘miku’ ku shumë lojtarë futeshin në fushë fal tyre dhe si pasojë ekipi më i madh në Shqipëri perfundoi një kategori më poshtë. Humba vetëbesimin edhe nuk mundesha të jepja maksimumin.Tek ekipi i Teutës kam vajtur me shumë pritshmëri si nga ana ime ashtu edhe e ekipit. Qëndrova vetem 6 muaj. E keqja në Shqipëri është se në çdo ekip ka shum persona që ndërhyjnë për shumë arsye të ndryshme.Tek Lushnja kam pas një sezon shum pozitiv me 2 gola edhe 7 asiste. Këtu në Rumani nuk ka ndërhyrje, çdo gjë e bën tranjeri .Nëse stërvitesh dhe vërtetë e meriton, do luash. Gjithashtu edhe nga ana ekonomike janë shumë korrektë.

Presioni i madh në Shqipëri? Jo, nuk është presioni, por ka shumë njerëz që nuk marrin vesh nga sporti dhe ndërhyjnë ose kanë sportin në dorë.

E ardhmja? Deri tani jam i përkushtuar tek ekipi i Botosanit i cili më ka ofruar rinovimin, plus më ka ofruar edhe shiritin e kapitenit që është një nder për mua, pasi del në pah puna dhe mundi që unë bëj. Menaxheri im ,Sokol Haxhia është në kontakte me ekipin e Chievos e Western United në Australi si edhe një ekip nga Malaysia. Gjithashtu edhe nga kampionati vendas kam ofertë konkrete nga ekipi i Dinamos së Bukureshtit ku jemi në bisedime.

Kombëtarja? Akoma nuk më ka kontaktuar njeri. Por gjithësesi është kenaqësia më e madhe që të një ditë të jem pjesë e Kombëtares. Ftesën e Kosovës nuk mund ta pranoja, sepse Kosova është Shqipëri“, është shprehur Enriko Papa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online