“Pse mos t’a marrim titullin në tavolinë”? Egbo i përgjigjet akuzave nga rivalët: Janë shumë që merren me ne, do festojmë me tifozët

Tirana ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm nën drejtimin e Egbisë dhe pas shumë vitesh e sheh veten me njërën dorë te titulli kampion. Momentalisht janë në krye me 9 pikë më tepër se Kukësi, ndërsa janë edhe 10 javë kampionat për t’u luajtur. Të gjithë janë të mendimit që sezoni duhet të mbyllet atje ku nisi, në fushën e lojës, dhe në të njëjtin mendim është edhe trajneri i bardhebluve, Emanuel Egbo.

Në një interivstë për “Repost TV”, nigeriani thekson se e duan titullin nga fusha, por nëse kjo nuk do të jetë e mundur atëherë e meriojnë ta fitojnë atë në tavolinë. Sa i përket festës në rast shpallje kampion, Egbo tregon se do të ishte mirë të festohej së bashku me tifozët, pasi kjo situatë të ketë përfunduar. Gjithashtu trajneri i Tiranës ka folur edhe mbi akuzat që ekipet kundërshtare kanë ngritur kundrejt bardhebluve, teksa thotë se nuk e di pse vijnë këto sulme, pasi në dijeninë e tij të gjitha skuadrat po bëjnë stërvitje individuale.

Titulli

“Siç e ka shprehur presidenti i klubit, kapiteni, lojtarët dhe të gjithë, e mira do të jetë të vazhdojë kampionati, pasi ne me këtë punë meremi. Pastaj në fund nëqoftëse e fiton Tirana do të jetë më mirë ta marim në fushë, por nëse kampionati ndërpritet pse mos ta marrim në tavolinë.”

Festa e titullit

“Unë e kam thënë, presim ta fitojmë njëherë, por siç ka deklaruar edhe presidenti, klubi nuk duhet ta festojë titullin pa tifozë. Do të jetë për të mirën e të gjithëve që titullin ta festojmë me tifozë (pasi të ketë kaluar koronavirusi).”

Akuzat nga kundërshtarët për stërvitje në kundërshtim me ligjin

“Nuk e di pse, sepse nuk kam parë vetëm një, por shumë njerëz, që thonë se Tirana ka bërë këtë ka bërë atë. Ne gjithmonë meremi me punën tonë. Unë e di se pa përjashtim të gjithë ekipet e tjera janë duke bërë stërvitje në mënyrë individuale”, ka thënë Egbo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online