Nathaniel Klajn mund të jetë largimi i parë i parë i Liverpulit gjatë merkatos së dimrit. Mbrojtësi i djathtë nuk është më ai i dikurshmi, teksa ka luajtur vetëm shtatë ndeshje në dy sezonet e fundit.
Një dëmtim në shpinë në korrik të 2017-ës bëri që 27-vjeçari të qëndronte për më shumë se 10 muaj në infermierinë e të kuqve dhe që prej rikthimit ai nuk ka qenë më ai i dikurshmi. Gjithsesi kjo nuk ka stepur disa klube të Premier Ligës, që besojnë akoma te aftësitë e tij.
Sipas medies së njohur britanike “The Sun”, për Klajn janë të interesuara ekipet e Fulhemit, Lester Sitit dhe Kardif Sitit. Këta të fundit përfliten si skuadra më pranë marrëveshjes me lojtarin. Duhet theksuar se bëhet fjalë vetëm një huazim 6-mujor, pasi Klop beson se Klajn është në gjendje për të bërë kthesën, por për këtë do i duhen shumë minuta nëpër këmbë, diçka që te Liverpuli nuk ia plotësojnë dot.