Klop në hall, dëmtohet edhe një titullar në mesfushë

Liverpuli barazoi ndaj Mançester Sitit në ndeshjen e fundit të kampionatit dhe ishte me fat, sepse Mahrez çoi jashtë planetit penalltinë që mund të vlente fitoren e Sitit, pak minuta  para fundit të sfidës.

Megjithatë  jo gjithçka ka shkuar mbarë për Jyrgen Klop, sepse kundër Sitit pësoi një dëmtim në pulpë mesfushori Xhejms Milner.

Veterani i mesfushës do të mungojë për disa javë dhe duket e sigurt mungesa në 3 ndeshjet e radhës mes kampionatit e Champions League, por Klop shpreson që të mos bëhet fjalë për ndonjë mungesë më të gjatë.

Milner është lojtar kyç në mesfushën e The Reds dhe këtë sezon ka qenë i rëndësishëm edhe për faktin se Okslejd-Çembërlejn është i dëmtuar rëndë dhe nuk do të luajë më deri në fund të sezonit, ndërsa Adam Lalana sapo ka rinisur stërvitjen pas një dëmtimi që e ka lënë jashtë për disa javë.

Problem më vete për Klop ka qenë edhe përshtatja e ngadaltë e Fabinjos dhe Nabi Keitasë, blerje të rëndësishme verore, por ende larg pritshmërive  ndaj dëmtimi i Milnerit është telash i madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *