Stadio Mane zgjidh të ardhmen e tij. Sulmuesi, i cili shënoi sezonin e kaluar 20 gola, do të qëndrojë në “Anfilld”. Sipas “Mirror” te Liverpuli janë të bindur se 26-vjeçari do të nënshkruaj një kontratë të re afatgjatë.
Së bashku me Salah dhe Firmino formojnë te të kuqtë një nga sulmet më të mira në Evropë. Këta dy të fundit kanë zgjatur më parë kontratat e tyre deri në 2023. Pritet tashmë që dhe Mane t’i bashkohet shokëve të ekipit. Momentalisht sulmuesi nga Senegali është nën kontratë me Liverpulin deri në 2021.
Liverpuli është një nga ekipet më aktive të kësaj merkatoje. Trajneri Klop ka bërë disa nga goditje, që priten ta përforcojnë shumë ekipin. Momentalisht klubi anglez pritet të bëjë dy ndeshje miqësore, me Napolin dhe Torinon, përpara fillimit të sezonit më 12 gusht.