Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, duke folur për BT Sport, deklaroi pas fitores në Porto dhe kualifikimit për në gjysmëfinalen e Champions League: “Luajtëm më mirë këtë sezon. E dinim që do ishte një tornado në Porto dhe ashtu ishte, por Portos i shteruan energjitë pak nga pak dhe ne mundëm të kontrollonim ndeshjen.
“Kemi më shumë eksperiencë, është e qartë. Kemi luajtur ndeshje të vështira jashtë fushe dhe e dinim që do ishte njësoj si në fushat e Sitit dhe Romës vjet. Tani është gjithçka perfekte.
“Barcelona? Hera e parë që luaj kundër, përveç miqësoreve. Po pres me padurim”.
HENDERSON – Mesfushori i Liverpulit, Xhordan Hernderson, tha pas ndeshjes: “Porto është skuadër e fortë, që nuk ndalet në asnjë moment, duke pasur edhe raste të mira. Për fat, goli i Manesë u konsiderua i rregullt dhe na qetësoi jo pak.
“Rezultati është paksa i tepruar, Porto luajti shumë mirë”.