Liverpuli u mposht me rezultatin 3-0 në miqësoren kundër Napolit. Djemtë e Klop kanë vuajtur edhe në ndeshjet e fazës së grupeve Championsin e kaluar kundër ekipit të Karlo Ançelotit, por në fund arritën të dërgonin trofeun prestigjioz për herë të gjashtë në Anfield.
Gjatë prononcimit pas ndeshjes Jurgen Klop është ndalur edhe te gjendja e lojtarëve të dëmtuar: Xherdan Shaqirit dhe Nabi Keitas. Të dy janë rikuperuar dhe ndihen gati për të zbritur në fushën e blertë.
“Shaqiri dhe Keita kanë kryer një seancë stërvitore me ekipin. Ata nuk janë këtu, por do të vijnë nesër. Shpresoj që të luajnë disa minuta në ndeshjen e së mërkurës kundër Lionit”, theksoi trajneri gjerman për “Liverpoolfc.com”.