Trajneri i Liverpulit Jyrgen Klop pret një “duel tepër të ashpër” me Mançester Sitin për kreun në Premier Ligë, pas fitores së Të Kuqve në Ulvërhempton 2-0, duke shkuar përkohësisht +4 në krye të renditjes.
Fitorja i garanton kreun Liverpulit deri në ditën e Krishtlindjeve dhe 4 ekipet e fundit që e kanë arritur këtë gjë, në fund kanë fituar titullin, me vetë Liverpulin që është përjashtimi i fundit, në sezonin 2013/14. Për dreq, Liverpuli është klubi që më shpesh ka qenë i pari në Krishtlindje dhe më pas nuk e ka fituar Premier Ligën, 3 herë.
3 – Liverpool have topped the Premier League on Christmas Day without going on to win the title more times than any other side in the competition’s history (3 times). Chalice.
— OptaJoe (@OptaJoe) December 21, 2018
Edhe pse Liverpuli ka tashmë 48 pikë në 18 ndeshje, Klop e ka të qartë se sfida e 3 janarit në Etihad Stadium do të jetë vendimtare, pavarësisht se ka ndeshje të tjera deri atëherë.
“Ishte e qartë që e gjithë ndeshja do ishte e vështirë“, tha Klop për BBC Sport pas ndeshjes së fituar në Molineux.
“Të gjithë ushtrojnë presion konstant, shiu i dendur na e vështirësoi ndeshjen dhe ishte një betejë.
“Goli i parë ishte brilant, super. Goli i dytë, po, bravo djemve! Jam i lumtur me fitoren, ka vlerë të madhe për ne, luajtëm futboll perfekt në një natë si kjo, ku futboll nuk mund të luhej në mënyrë perfekte.
“Kemi Mançester Sitin në horizont dhe do të jetë mjaft e vështirë për djemtë. Do duhen plane të ndryshme loje, por djemtë treguan se janë gati“.
Last 10 Premier League leaders at Christmas:
—Chelsea ?
—Manchester United ?
—Manchester City ?
—Manchester United ?
—Liverpool ?
—Chelsea ?
—Leicester City ?
—Chelsea ?
—Manchester City ?
—Liverpool ? pic.twitter.com/sG9WRbYdMb— B/R Football (@brfootball) December 21, 2018
These two ?????? Enjoy your Christmas weekend, Reds! ?? #LFC pic.twitter.com/h2azto90QL
— Simon Mignolet (@SMignolet) December 21, 2018