“Dua të ndërpres kontratën me televizionin”! Patrice Evra nuk i nxjerrë dot fjalët e këqija për Manchester United

Patrice Evra nuk mund t’i nxjerrë dot fjalët e këqija për Manchester United. Mbrojtësi francez mbetet ende shumë i lidhur me fanellën e djajëve të kuq, atje ku do të luante për shumë sezone dhe ku arriti kulmin e karrierës. I ftuar në “SKY” pas takimit të humbur nga United në shifrat 1-6 ndaj Totenhemit, Evra e ka përjetuar së tepërmi. Fillimisht ka bërë një kërkesë për televizionin duke i thënë se kërkon të ndërpresë kontratën me ta pasi nuk mund të flasë negativisht për ekipin, pavarësisht atyre që mendon.

“Alexis Sanchez ka bërë një koment, kur arriti për herë të parë në stërvitje te Manchester United. I ka thënë menaxherit të tij që të ndërpresi kontratën. Kjo është ajo që unë dua të bëjë me Sky, dua të ndërpres kontratën. Është ndeshja ime e dytë, jam një person pozitiv dhe nuk dua të flas për Manchester United tani. Kur flas për të vërtetën, e them me pasion dhe me zemër, e dua klubin tim.

E di që duhet të kesh pak filtër kur flet në televizion, ky ishte një turpërim. Gary Neville tha se Maguire do i bëjnë mirë pushimet me Kombëtaren, kemi diskutuar që t’i gjejmë një partner më të mirë në mbrojtje. Po sikur ta heqim fare atë nga ekipi? Unë nuk dua që të kritikoj një lojtar, jam një nga ata që kam qenë aty dhe e di sesa e vështirë është. Por humbja ndaj Totenhemit nuk ka justifikime. Është çdo vit e njëjta histori. E ndiej të gjithë dhimbjen e tifozëve të Manchester United. Nëse unë do të punoja ende në atë skuadër do t’i jepja një shuplakë të mirë të gjithëve aty”, ka thënë Patrice Evra. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online