Kjo video tregon shumë për mungesën e golave, shihni si e injorojnë Armando Brojën te Chelsea

Përse Armando Broja nuk po shënon gola te Chelsea? Sulmuesi shqiptar ka realizuar vetëm njëherë, duke shpikur nga hiçi golin kundër Wolves. Shumë pak për një lojtar të këtij kalibri që kërkon të marrë qendrën e vëmendjes te londinezët.

Në të gjitha ndeshjet kur ka hyrë, Broja ka treguar aftësitë e tij në driblime, fizik dhe shpejtësi. Problemi i vetëm është ai i shënimit të golave, e cila ka qenë pika më e fortë e Armandos. Por për të dëshmuar se çfarë ndodh realisht te Chelsea, mjafton një moment i shkëputur nga ndeshja e fundit me Manchester City.

Atje shihet sesi Kovacic që e kishte fare të lehtë dhe më të favorshme për rrezikshmërinë e aksionit që të pasonte te Broja, në fakt zgjedh që të shpik një pasim duke e dërguar topin në krahë tjetër. Gjithashtu edhe gazetarë të ndryshëm që janë afër Chelsea shprehen se shokët e ekipit nuk e dinë realisht fuqinë e Brojës dhe zgjedhin që të mos e përdorin atë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online