Të gjithë e dinë, askush nuk flet! Abazaj e tha hapur se nga ndryshon Shqipëria, 08:30 deri në 17:00 dhe jo futboll “part-time”

Kristal Abazaj do të jepte një intervistë shumë domethënëse teksa ishte i ftuar në “Ora Sport”. Lojtari i Instabulsporit tregoi më tepër për nisjen e karrierës së tij që vazhdoi me hapa të frikshëm, për të kaluar nga Luftëtari te Anderlehti.

“Të jem i sinqertë, iu bashkova Anderlehtit në fazën përgatitore. Ne bënim 3 stërvitje në ditë. Dy herë në mëngjes dhe njëherë pasdite. Shkonim në ekip në orën 08:30 dhe deri në 17:00 isha në klub. Aty e kuptova se çfarë ishte ushtria. Në Shqipëri është ndryshe, po të jesh lojtar i mirë…”, tha Abazaj, duke nënkuptuar tolerime pas disa golave të shënuara.

Të gjithë e dinë, askush nuk flet. Pikërisht këtu nis ndryshimi i futbollit në Shqipëri me atë në tregun e huaj. Bëhet fjalë për stërvitjet dhe intensitetin e tyre. Nëse kalon në sportin profesionist, nuk është më vetëm pasion dhe të jesh “part-time”, kthehet në profesion të mirëfilltë që ashtu si edhe çdo punë tjetër, kërkon angazhimin e tij me orare. Fundja, paguhet jo pak.

Këtu nuk duhet të harrojmë edhe rastin e Ernest Muçit. Kur lojtari i Tiranës shkoi te Legia, trajneri i polakëve u impresionua aq shumë me stërvitjen e parë sa e quajti: “Ernest Mesi”. Nuk po flasim për një trajner të pavlerë, por për njeriun që më parë ishte te Legia dhe sot është trajneri i Polonisë duke e dërguar në Botërorin e Katarit dhe duke stërvitur Lewandowski.

Pra nuhatja e tij tregon shumë sa i përket cilësisë së këtij lojtari. Por në atë kohë kritika e vetme mbi Muçin qëndronte në faktin e mungesës së fizikut të tij, të këtyre mangësive që nisin nga krijimi. “Rrëzohet pas çdo kontakti, madje nuk fiton kurrë faull”.

Të gjithë e dinë, por askush nuk flet. Futbollist i madh nuk mund të bëhesh vetëm me një stërvitje në ditë, siç ndodh rëndomtë në vendin tonë. Madje edhe në momente kur disa trajnerë mundohen që të implementojnë këtë filozofi pune, koha e tyre në drejtim nuk do të jetë e gjatë pasi futbollistët “e tradhëtojnë”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online