Kishin arsyen e vetme të justifikimit! Si doli blof babai i Andi Zeqirit: Kur t’i shënojë gol Serbisë, do ta duan të gjithë shqiptarët

Arsyeja e vetme e justifikimit të lojtarëve shqiptarë dhe prindërve të tyre kur zgjedhin një tjetër Kombëtare, është Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Më saktësisht për mënyrën sesi u pasqyrua në media festimi i tyre me shqiponjë kundër Serbisë. I tillë ishte edhe rasti i Andi Zeqirit që refuzoi Shqipërinë dhe Kosovën, duke vazhduar për Zvicrën.

Vetëm 33 minuta ka luajtur deri tani me helvetët. Shumë pak, por mjaftueshëm sa për ta djegur përfundimisht. Sulmuesi i Bazelit po e priste një ftesë për në Botëror, që nuk erdhi kurrë. Ndërkohë disa muaj më parë, babai i tij, në një intervistë për mediat në Kosovë do të shprehej se të gjithë shqiptarët do ta donin kur të shënonte ndaj Serbisë. Pyetja që shtrohet: “Si mund të shënosh gol nga shtëpia?”. Gjithsesi, mbetet një temë më vete.

“Ne edhe Hashim Thaçin me Kadri Veselin i kemi dërguar në Hagë, kot të flas më shumë. Shikoni rastin e Shaqirit, të gjithë bëhemi me të kur i shënon gol Serbisë, pastaj i kthejmë shpinën. Andi i shënon gol nesër Serbisë edhe pse është me Zvicrën, të gjithë bëhemi me Zeqirin pastaj”, u shpreh asokohe babai i Zeqirit. /Sport Ekpres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online