Kjo Superiore është si kurrë më parë! Emra atraktivë, kalojmë Kosovën me moshën e re dhe tifozë në stadium

Kur formula e Superiores u ndryshua për ta vendosur titullin kampion në “Final Four”, ekzistonte një frikë e madhe për interesin rreth garës. Pra që të kishte interes të pakët deri në fundin e kampionatit dhe të gjithë të shkonin në stadium për të parë vetëm finalet mes katër vendeve të para, ku do të vendoset gjithçka për daljen në Europë.

Por kjo Superiore duket se ka nisur si kurrë më parë. Numri i tifozëve në stadiume ka qenë shumë i kënaqshëm deri tani, duke marrë parasysh periudhën ku ndodhemi. Kjo lidhet edhe me emrat atraktivë të ekipeve që ndodhen në elitë dhe objektivat e tyre.

Vllaznia, Partizani, Tirana, Egnatia, Dinamo, Laçi dhe Teuta janë me sytë për ta mbyllur në katër vendet e para. Skënderbeu dhe Erzeni luajnë më qetë duke kërkuar minimalisht mbijetesën, por në organikën e tyre rezulton se ka futbollistë me shumë potencial. Kukësi mbetet ende enigmë për shkak të problemeve të ditura. Nga ana tjetër mbizotëron mosha e re e lojtarëve të talentuar. Mosha mesatare e ekipeve në Superiore është 24-vjeç, më e vogël edhe se Kosova që njihet për promovimin e talenteve. Ndërkohë Longo aktivizoi te Teuta kundër Tiranës si titullar Arifin, vetëm 16-vjeç. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *