“Kjo humbje përkufizon gjithë sezonin tonë”, Guardiola reflekton: Ashtu siç na ka ndodhur gjithmonë

Vetëm tre ditë pasi shkatërruan kampionët në fuqi, Liverpulin, me rezultatin 4-0, java nuk mund të mbyllej më keq për Mançester Sitin, teksa ditën e djeshme u mposhtën nga Sauthempton në shifrat 1-0. Humbja e tretë në radhazi në ndeshjet jashtë fushe e ka rikthyer përsëri diferencën mes Liverpulit dhe Sitit në 23 pikë.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Guardiola reflektoi mbi humbjen e sotme duke shtuar se kjo disfatë tregon gjithë sezonin e zhvilluar nga lojtarët e tij.

“Ne luajtëm shumë mirë, por përsëri humbëm. Kishim mjaft raste, por nuk ditëm t’i finalizonim, pak a shumë na ka ndodhur në të gjithë sezonin që po shkon. Duhet të përmirësohemi, por në mënyrë si luajmë në fushë nuk ka asgjë për të thënë, pasi luajmë shumë mirë.”- u shpreh Guardiola. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online