“Skënderbeu është dënuar nga UEFA si rasti Tirana”, Artan Shyti: Do hedhin në erë të gjitha investimet nëse provohet…

0

Artan Shyti ka bërë një analizë të çështjes aq shumë të diskutuar në vendin tonë për përballjen mes Bylisit dhe Tiranës. Për shkakun e luhatjes së koeficenteve është hedhur edhe dyshimi për trukimin e kësaj ndeshje. Në një lidhje live në emisionin “Fair Play” që prezantohet nga Enkeleida Zeko, Shyti ka kujtuar se Skënderbeu është dënuar për një rast të ngjashëm si Tirana.

“E kam ndjekur ndeshjen mes Tiranës dhe Bylisit. Ne kemi një ekip në Shqipëri që është dënuar nga UEFA pikërisht për shkakun e luhatjes së koeficenteve, Skënderbeun, me të njëjtin rast që ndodhi edhe me Tiranën në ndeshjen e fundit. Pra kjo është një anomali që duhej të hetohej. Si risi shoh median për mënyrën sesi u shfaq, reagimin e menjëhershëm të Federatës dhe gatishmërinë e Tiranës me presidentin për t’u hetuar.

Por këto fjalë duhet të kthehen në vepra tani dhe ta ndajmë shapin nga sheqeri. Unë nuk mund të flas asgjë më tepër në këtë moment dhe të aludojë. Le ta shohim nëse ishte trukim apo tolerim. Gjithsesi nëse del se ishte e fiksuar, atëherë Tirana do të hedhë në erë investimet e mëdha në këto vitet e fundit dhe ndiej keqardhje për këtë gjë”, tha Artan Shyti. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.