Ish-kapiteni i të kuqve me parashikimin më të keq: Partizani shkon në “Play-Out” me 1 milionë kosto, ziheshin kush do dilte pas fitores

0

Një situatë e ndezur është në Superiore edhe ajo sa i përket vendit që do të shkojë në “Play-Out”, për të diskutuar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar. Vllaznia dhe Bylis janë dy ekipet që luftojnë për momentin rreth këtij objektivi, por shumë larg nuk janë as skuadrat e tjera. Ish-kapiteni i Partizanit, Alert Alçani, ka dhënë edhe parashikimin më të keq për të kuqtë. I ftuar në emisionin “Sport News Plus”, është shprehur se pavarësisht se ka një skuadër që kushton shumë, rrezikon seriozisht të përfundojë në vendin e “Play-Out” duke parë kalendarin.

“Vllaznia besoj se do i’a dali, po ta shohim është vetëm 5 pikë larg Partizanit. Partizani ka 1 milionë kosto buxhet dhe e them me bindje që rrezikon të përfundojë në “Play-Out”. E kam parë kalendarin dhe të shohësh ndeshjet që ka këto tre javë, shkon në Ballsh, pastaj derbi dhe me Teutën. Mund të shohim Vllazninë më lart dhe Partizanin te “Play-Out”.

Shiko, e di që nuk është mirë që të flasim, pasi ne kemi luajtur për Partizanin dhe më dhëmb shpirti. Por jam munduar gjithmonë të jem i drejtë. Që kur e nisi ishte gabim, me merkaton dhe largimin e trajnerit. Përse mos ta themi, të jemi realist, Partizani mund të shkojë në “Play-Out”. Kur humbisnin nuk dilte asnjë në media. Sa fituan me Luftëtarin po ziheshin se kush do të dilte në media për të folur. Kur kanë humbur nuk fliste asnjë, as trajneri, në fakt vetëm trajneri dhe shprehej që Partizani luajti mirë pavarësisht se humbi”, u shpreh Alcani. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.