“Kjo është java kur dalin burrat në shesh”, Cikalleshi: Me Europianin e dytë karriera ime do kishte kuptim tjetër, grumbullimi më i rëndësishëm në histori

Shqipëria ka nisur grumbullimin për t’u përgatitur për dy ndeshjet vendimtare kundër Çekisë dhe Polonisë. Sokol Cikalleshi ka dalë përpara mediave për të folur më tepër rreth objektivave të Kombëtares në këto dy përballje. Sulmuesi nga Kavaja kërkon Europianin e dytë me kuqezinjtë dhe shpjegon se kjo javë do të jetë ajo që do të vendosë fatin e Shqipërisë në këtë rrugëtim.

“Ky grumbullim është nga më të rëndësishmit të Kombëtares në të gjitha vitet. Përqendrimi duhet të jetë maksimal. E kam përjetuar një herë Europianin dhe nëse e përjetoj për herë të dytë, atëherë karriera me Kombëtaren do të kishte një kuptim tjetër. Shpresoj që si unë, edhe lojtarët e tjerë që e kanë arritur një herë Europianin në 2016-n, të mundohemi të bëjmë diçka më shumë edhe jashtë fushe, që të japim një mesazh te grupi.

Jemi në fillim sezoni dhe pothuajse gjithë sulmuesit e kanë nisur mirë me gola. Kemi marrë benefitet e punës së bërë në fazën përgatitore. Që të kemi sukses, duhet të funksionojnë mirë të gjitha repartet. Unë ndihem mirë në Turqi. Është viti i 8 dhe është më e lehtë për mua. E kuptoj shumë mirë kampionatin turk. Punoj çdo ditë me të njëjtin seriozitet dhe benefitet i marr në fushën e lojës. Nuk ngutem të them që është viti im, sepse është e vështirë të mbash vazhdimësinë. Nëse do kënaqem vetëm me një fillim të mbarë në Turqi, është diçka e gabuar.

Këto dy ndeshje janë mjaft deçizive. E mira do ishte të shënonim sa më shumë dhe të merrnim tre pikët. Por nuk është kaq e lehtë. Në grumbullimin që kaloi ne thjesht bëmë detyrat e shtëpisë, sepse ishin dy ekipe nën nivelin tonë. Kjo është java që do dalin burrat në shesh, duke filluar nga ne. Vetëm si një trup i vetëm mund ta arrijmë këtë ëndërr që kemi. Por jemi gati, jemi në një moment shumë të mirë. Fusha e lojës do ta tregojë. Shpirti i garës dhe angazhimi në fushë nuk do t’i mungojë Kombëtares.

Mendoj që lojtarin e bën klubi. Stërvitja që bën te klubi dhe angazhimi që ka në klub. Por edhe pse kemi pak ditë, e kemi kuptuar filozofinë e trajnerit. Kemi një stil loje që nga fillimi. E dimë se çfarë kërkon trajneri. Ne nuk jemi Kombëtare që e arrijmë Europianin apo Botërorin çdo 2 vite apo çdo 4 vite. Ku ka motivim më të bukur se kaq, që jemi kaq pranë”, ka deklaruar Sokol Cikalleshi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online