Berisha jep garanci për Kombëtaren/ Bind mediat italiane në debutim, e veçojnë më të mirin ndaj Juventusit

Etrit Berisha i ka dhënë fund momentit të vështirë në karrierë. Portieri shqiptar iu rikthye sërish fushës së blertë, këtë herë me fanellën e Empolit. Kapiteni i Shqipërisë debutoi me skuadrën e re mbrëmjen e djeshme, ku pavarsisht dy golave të pësuar ndaj Juventusit, veçohet si më i miri në fushë në radhët e Empolit.

Berisha ka bindur mediat italiane, të cilat kanë vlerësuar pozitivisht paraqitjen e 34-vjeçarit. “Calciomercatoweb.it” e ka vlerësuar portierin shqiptar me notën 7, duke veçaur pritjen e penalltisë së Vlahoviçit. Në krahun tjetër, “Tuttomercatoweb.com” e ka vlerësuar me notën 6.5, sërish më e larta për ekipin e Empolit. Nja lajm pozitiv ky edhe për Kombëtaren shqiptare, teksa Berisha jep garanci për dy sfidat delikate kundër Çekisë dhe Polonisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online