“Kjo Barcelonë është e frikshme”, mbrojtësi i Kombëtares skanon blaugranat: Kandidat për Champions-in, Raphinha të jep dhimbje koke

Barcelona është përforcuar ndjeshëm këtë sezon dhe pritet të jetë pretendente për trofetë madhirë si në Spanjë, ashtu edhe në Europë. I këtij mendimi është edhe Ivan Balliu, i cili është rritur në akademinë blaugrana. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka folur për “Sport”, ku ka dhënë këndvështrimin e tij për Barcelonën e këtij sezoni, ndaj të cilës do të luajnë ndeshjen e parë në La Liga.

“Ishin tetë vjet. Nga juniorët deri te dy sezonet parapërgatitore me ekipin e parë. Kam luajtur me lojtarë si Sergi Roberto, Rafinha, Sergi Gómez, Deulofeu… Kam kujtime shumë të bukura.

Dembele? Ai është një lojtar i një niveli tjetër. Një lojtar kaq i pabalancuar sa të jep gjithmonë shumë gjëra, edhe në ditët kur është pak i shkëputur. Ai është një dhimbje koke për çdo mbrojtës të krahut, në çdo moment të ngatërron dhe të ka një qëllim, është një lojtar shumë i rrezikshëm, duhet të jetë ylli i kësaj Barçeje.

Ne kemi parë video dhe ata kanë fituar nivel në të gjitha linjat. Kjo Barçë është pak e frikshme. Është një ekip që imponon dhe është e qartë se fitorja në “Camp Nou” këtë vit do të jetë shumë e vështirë. Për mua është një kandidat i qartë për të fituar La Ligën dhe ndoshta Ligën e Kampionëve.

Raphinha më ka befasuar. Ai është pak si Dembélé, por me më shumë teknikë dhe me lojën e bukur të brazilianëve. Do të jetë një dhimbje koke tjetër. Do të jetë pothuajse e pamundur të përsëritet ajo që ndodhi sezonin e kaluar”, ka deklaruar Ivan Balliu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online