Zyrtare/ Futbolli shqiptar ndërron ekran, “Abissnet Superiore” do të transmetohet në “Oversport”

Tashmë është vendosur zyrtarisht. Futbolli shqiptar ndërron ekran pas shumë viteve. “Abissnet Superiore”, Kupa e Shqipërisë, Superkupa dhe Kategoria e Parë do të jenë ekskluzivitet i “Oversport”-it dhe “Tibo”-s. Palët kanë arritur marrëveshjen me Federatën Shqiptare të Futbollit për transmetimin e këtyre kompeticioneve për 3 sezonet e ardhshme. Oferta e propozuar prej “Oversport”-it dhe “Tibo”-s ishte më e larta, duke rezultuar kështu fituesja. Lajmin e bën të ditur vetë platforma “Oversport” përmes kanaleve të tij zyrtare.

“ZYRTARE! Oversport dhe Tibo sigurojnë të drejtat e transmetimit të futbollit shqiptar për 3 sezonet e ardhshme. Nga 2022-2025 do të ndiqni Abissnet Superiore, Kategoria e Parë, Kupa e Shqipërisë dhe Superkupa e Shqiperisë”, shkruhet në komunikimin e “Oversport”-it në faqen zyrtare në “Facebook”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online