“Kishte shumë kërkesa dhe na zgjodhi ne”, Presidenti i Lille i lumtur për Zhegrovën: Ka cilësi të rralla për futbollin e sotëm

Edon Zhegrova bëri befasinë këtë merkato, teksa sot është zyrtarizuar në radhët e Lille-s. Në kampin francez janë të lumtur me nënshkrimin e anësorit 22-vjeçar. Presidenti i klubit që sezonin e shkuar u shpall kampion ka folur për faqen zyrtare të skuadrës së tij, ku ka shprehur entuziasmin e tij për blerjen e Zhegrovës. Sipas Olivier Letang, futbollisti shqiptar ka cilësi të rralla për futbollin e sotëm, me të cilat do të pasurojë repartin sulmues të Lille-s.

“Jemi shumë të lumtur që mirëpresim Edonin në LOSC. Edoni kishte shumë kërkesa, por ishte LOSC që ai zgjodhi dhe që në kontaktet e para, ishte e qartë se LOSC ishte projekti i duhur për të. Ne kishim ndjekur Edonin për një kohë dhe e kishim identifikuar si një profil shumë të mirë, sidomos në rast të largimit të Jonathan Ikoné. Ai ka cilësi shumë të mira të shpejtësisë dhe finalizimit, të cilat sot janë mjaft të rralla dhe që do të sjellin një gamë shtesë për ekipin tonë dhe në veçanti për sektorin ofensiv.

Edoni është ende një lojtar i ri, edhe pse tashmë ka një eksperiencë të mirë ndërkombëtare, ai vjen me përvojë, në një ligë të re dhe në një klub që ka objektiva të larta. Ne e presin me entuziazëm por gjithashtu do sigurohemi që ta integrojmë me durim në fuqinë tonë punëtore. Unë do të doja të falënderoja drejtuesit e Baselit për cilësinë e shkëmbimeve dhe që më në fund ranë dakord të lironin Edonin në janar, kur ai ishte një nga lojtarët kryesorë në skuadër”, ka deklaruar Olivier Letang./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online