“Kishin numrin tim, po më kërcënonin”, portieri që bëri të vuajnë argjentinasit me gafën e tij: S’kam gjuajtur top si ai ndonjëherë

Botërori i Kupës së Botës 2018 në Rusi ishte një makth për portën e Argjentinës, e cila nuk vuajti shumë nga portierët. Willy Caballero erdhi si surprizë në listën e Kombëtares amerikano-jugore, ndërsa paraqitja e tij në mesin e katërkëndëshit u shoqërua me gafa. Një e tillë ishte edhe ajo në ndeshjen me Kroacinë, që fitoi bindshëm me shifrat 3-0. Seria e golave do të hapej nga Rebic falë gabimit të pafalshëm nga Caballero.

Kjo ka ndezur edhe zemërimin e tifozëve argjentinas, që kanë shkuar shumë larg me mesazhet e tyre, duke bërë edhe kërcënime me jetë për portierin. Është vetë ky i fundit që zbulon një fakt të tillë, duke u shprehur se po shqetësohej për familjen e tij në atë kohë. Ndërkohë ka shjeguar edhe mënyrën se si ndodhi ky gabim.

“Me gabimin për golin e Kroacisë unë shkova për ta ngritur topin që t’ja jepja Toto Salvios, por rashë në tokë. Topi pati një efekt të papritur dhe shkoi te Rebic. Të gjithë menduan se doja ta bëja qëllimisht por nuk ishte ashtu. Asnjëherë nuk kam goditur një top si ai në jetën time. Doja ta ngrija dhe ta godisja gjatë sepse të dy sulmuesit po vinin.

Një ditë pas gabimit tim në Kupën e Botës, të gjithë kishin numrin tim. Nuk e kalova mirë. Mesazhe shumë ekstreme u dërguan tek unë, përfshirë kërcënimet me vdekje. Ata më bënë të mendoj shumë për familjen dhe të ardhmen time”, ka thënë Caballero për “TNT Sports“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online