I mbaron kontrata në verë, klubi i njohur portugez hyn në bisedime me sulmuesin shqiptar

E ardhmja e Donis Avdijajt mund të jetë elita portugeze. Siç raporton media luzitane “A Bola”, klubi i Bragës është vënë në gjurmët e sulmuesit shqiptar. Skuadra e portugeze është në bisedime me lojtarin për ta bërë pjesë të tyre në verë. Avdijaj momentalisht luan për Hearts në Skoci, ndërsa kontrata i skadon në fund të qershorit. Ndërkohë kujtojmë se kampionati skocez është pezulluar si pasojë e pandemisë Covid-19.

Sulmuesi 23-vjeçar kaloi në radhët e Hearts në janar, kur u largua nga klubi i Trabzonsporit, që nuk shfaqi pakënaqësi për lojtarin shqiptar dhe nuk dëshironin ta kishin më pjesë të tyre. Ndërkohë sjellja është pika më e dobët e Avdijaj, e cila shpesh e çon në qendër të kritikave dhe i ka hapur jo pak probleme në karrierën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online