Rrezikonte të mbyllte karrierën, te Milani buzëqeshin dhe njoftojnë gjendjen e Ibrahimoviç

Zllatan Ibrahimoviç la të ngrysur ambientin kuqezi ditën e djeshme, ku doli i dëmtuar nga stërvitja. Lëndimi dukej serioz, aq sa u përfol për mbyllje të sezonit apo edhe më keq për të përfunduar karrierën e tij. Por situata është qartësuar më tepër dhe tashmë Milani mund të buzëqeshë. Klubi Italian njofton se sulmuesi suedez ka pësuar thjesht një dëmtim muskular dhe nuk kemi të bëjmë me diçka serioze.

Gjithsesi bëhet me dije se do të ketë një rivlerësim të gjendjes së Ibrahimoviç pas 10 ditësh, për të përcaktuar saktësisht edhe kohën që 38-vjeçari do të qendrojë larg fushave. Ibra dhe Milani mund të shpresojnë ende, pasi përpara i pret një sezon i ngjeshur dhe kampionati ka shkuar në një fazë kur gabimet duhet të jenë sa më të pakta. Suedezi ka sjellë një tjetër frymë te “djajtë” dhe një mungesë e tij do të prishte ekuilibrat e skuadrës, që këtë vit kanë pasur një sezon problematik./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online