“Kisha ofertë, por nuk i lë gjërat përgjysmë”, Hoxhaj tregon të ardhmen: Dua të provoj veten në një kampionat më të fortë

Vllaznia ka mbyllur me një trofe në duar këtë sezon fantastik të zhvilluar prej tyre, ku një kontribut të madh ka dhënë edhe Ardit Hoxhaj. Sulmuesi vlonjat ka spikatur me golat e tij dhe ka qenë një armë e fortë e kuqebluve në fazën ofensive. Futbollisti 26-vjeçar ishte pranë kalimit në Turqi në merkaton e dimrit, por zgjodhi të çonte deri në fund punën e nisur me Vllazninë. Megjithatë transferimi jashtë Superires është ende një dëshirë për të, ndërsa për emisionin “Sport Magazine” në “Ora News” të moderuar nga Drilon Xhepollari tregon se interesimet për të nuk mungojnë.

“Momentalisht që flasim jam ende në kontratë me ekipin e Vllaznisë, kam edhe dy vite të tjera kontratë. Mund të them që deri tani ka pasur interesime nga klube të huaja, por që jam lojtar i Vllaznisë dhe deri sa klubi të vendosë diçka për mua do të bëj maksimumin e ekipit. Personalisht do më pëlqente të luaja në Kupat e Europës me Vllazninë.

Është e vërtetë që jam lakuar për pjesën e largimit në Turqi. Kam pasur edhe një ofertë zyrtare nga ekipi turk. Kisha një klauzolë të ulët dhe mund të ndodhte ai transferim. Por dëshira ime është që siç i nis gjërat, ti çoj deri në fund. Nuk më pëlqen ti lë gjërat përgjysmë. Te mua dëshira është që të luaj jashtë, të provoj veten në një kampionat më të fortë. Futbolli jashtë të ofron edhe gjëra të tjera përveçse të zhvillon më shumë si lojtar.”, ka thënë Ardit Hoxhaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online