“Doja të luaja edhe në Kupat e Europës“, Gurishta zbulon ofertat: Kam kontakte në kampionatet e…

Erdenis Gurishta udhëhoqi me shiritin e kapitenit në krahë Vllazninë drejt këtij sezoni të jashtëzakonshëm, ndërsa mbrëmjen e djeshme nga duart e tij u ngrit edhe trofeu i Kupës së Shqipërisë. Futbollisti shkodran ishte një nga më të dalluarit te kuqeblutë dhe padyshim që paraqitjet e tij kanë rënë edhe në sytë e skuadrave të huaja. Vetë Gurishta ka pranuar për emisionin “Sport Magazine“ në “Ora News“ të moderuar nga Drilon Xhepollari se ka kontakte me klube jashtë Shqipërisë. Lojtari i Vllaznisë nuk zgjedh të zbulojë emra, por tregon emrat e kampionateve.

“Te Vllaznia kam rinovuar kontratën. Jam pjesë e Vllaznisë dhe e kam thënë që është e vështirë ti ndërroj këto ngjyra, ta ndërroj këtë qytet, ta ndërroj këtë skuadër. Sigurisht që ne jemi profesionist dhe të ardhmes nuk i dihet. Por jam shumë i lumtur te Vllaznia, është klubi që më ka dhënë gjithçka. Do kisha dëshiruar të provoja një kampionat më të fortë jashtë Shqipërisë. Jam në kontakte me disa menaxherë jashtë Shqipërisë.

Ka zëra, por nëse do të bien dakort me klubin dhe do të paguajnë klauzolën time edhe mund të largohem. Kontakte kisha në Ukrainë dhe në Bjellorusi kohët e fundit. Gjithsesi emrat e skuadrës nuk kam përse i them përderisa nuk ka asgjë zyrtare. Do kisha pasur dëshirë të luaja edhe në Kupat e Europës me Vllazninë. Besoj shumë te kalimi i turit”, ka thënë Erdenis Gurishta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online