Emri që e zëvendëson/ “Nuk rri si kukull këtu”! Ndryshime te Vllaznia, paraqet dorëheqjen Suad Lici

Ndryshime të reja po vijnë te Vllaznia ndërsa jemi ende në pritje të nisjes së sezonit të ri në Superiore. Administratori Suad Lici ka paraqitur dorëheqjen në Këshillin Mbikëqyrës sipas lajmit që raporton “ShkodraSport”.

Menjëherë pritet që të vijë edhe pranimi i kërkesës së Licit, ndërsa për ta zëvendësuar do të jetë një prej anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës. Pikërisht pedagogu i Edukimit Fizik, Benjamin Naku që fillimisht duhet të jap dorëheqjen nga posti që zotëron.

Por përse erdhi ky vendim i Suad Licit? Ende nuk ka një deklaratë apo reagim mbi këtë zhvillim të freskët, por arsyeja mund të gjendet në fjalët e thëna pas zyrtarizimit të Djarmatit: “Nuk kam pikë xhelozie(mbi spostimin që i ka bërë Xhaferi në kryefjalën e Vllaznisë). Unë e kam treguar se si kukull nuk rri këtu”, do të shprehej Lici. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online