Khabib dhe Mekgregor e pësojnë keq, komisioni me “dorë të hekurt”

Komisioni i Atletikës së shtetit të Nevadës ka dhënë sot dënimin pë dy yjet e “UFC”, Khabib Nurmagomedov dhe Konor Mekgregor, të cilët u përfshinë në një zënkë masive pas përfundimi të vendit “UFC 229”, të zhvilluar më datë 6 tetor.

Kampioni në fuqi i peshave të lehta Khabib Nurmagomedov, e ka pësuar më keq, pasi prej veprimeve të tij filloi sherri masiv. Rusi është dënuar me nëntë muaj pezullim dhe 500 mijë dollarë gjobë.

Irlandezi Mekgregor është dënuar me gjashtë muaj pezullim nga aktiviteti dhe më një gjobë prej 50 mijë dollarësh. Dënimi i Nurmagomedov u kalua me votë unanime nga të pestë anëtarët e komisionit, ndërsa dënimi i Mekgregor kaloi me vendim të shumicës, 4 – 1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *